Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vrasja e Oliver Ivanoviqit, të akuzuarve iu ndërpriten të gjitha masat e sigurisë

Gazeta10
15 February 2023 - 17:22

Të akuzuarve për përfshirje në vrasjen e politikanit serb, tani të ndjerit Oliver Ivanoviq në janar të 2018-ës, Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara, Gjykata Themelore në Prishtinë, ua ka ndërperë të gjitha masat e sigurisë.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar mbrojtësi i të akuzuarës Silvana Arsoviq, avokati Musa Damati.

“Po, e kemi pranu, sot e kemi pranu aktvendimin e veçantë të Gjykatës Themelore, Departamenti Special në Prishtinë, në bazë të cilës është bërë ndërprerja e të gjitha masave të sigurimit të prezencës së të akuzuarve, për të gjithë të akuzuarit”, ka thënë avokati Damati.

Sipas avokatit Damati, së fundi të gjithë të akuzuarit kanë qenë nën masën e paraqitjes në stacionin policor.

Ndryshe, seanca fillestare në këtë rast ishte mbajtur më 11 shkurt 2020, kurse Gjykata Themelore në Prishtinë, më 6 prill 2020, kishte refuzuar kërkesat për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet e provave.

Pas ankesave të katër avokatëve, Gjykata e Apelit kishte aprovuar ankesat e mbrojtësve dhe çështja ishte kthyer në rivendosje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.