
Raporti: Viola Korça / Kanal10
Partitë opozita e kanë bërë përgjegjëse Qeverinë e Kosovës, për mos implementimin e ligjit për sigurime shëndetësore. Edhe pse i miratuar 9 vite më parë, ata nuk kanë shpresë se do të gjejë zbatim as në mandatin e kësaj qeverie. Derisa, ministri Vitia ka thënë se ky është njëri nga prioritetet e tij deri në fund të mandatit.
I miratuar nëntë vite më parë, Ligji për Sigurime Shëndetësore, vazhdon të mos gjejë zbatim në Kosovë.
Në vitin 2014, deputetët e Kuvendit e kishin votuar këtë ligj, derisa vetëm dy vjet më vonë kishte nisur puna në amendamentimin e tij, porse, ende nuk është përfunduar.
Deri me tani secila qeveri e kishte prioritet, duke e futur në agjendën legjislative, porse nuk është bërë asgjë, duke i lënë qytetarët ende pa sigurime shëndetësore.
Partitë opozitare e kanë akuzuar Qeverinë aktuale për zvarritje të implementimit të këtij ligji.
Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, thotë se implementimi i tij është ende larg.
Ish-ministri i Shëndetësisë, deputet i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se për shkak të ngecjeve dhe problemeve në të kaluarën, ka pak shpresë që mund të implementohet në mandatin e kësaj qeverie.
Ndërrimi i shpeshtë i ministrave të shëndetësisë, sipas gazetarëve që e përcjellin këtë sektor, ka qenë një prej arsyeve që ka shkaktuar zvarritjen e zbatimit të këtij ligji.
Gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitia, shpreh skepticizëm se mund të gjejë zbatim brenda mandatit të Vitisë.
Megjithatë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë një raportimi në Komisionin për Shëndetësi të martën, ka thënë se një nga prioritetet e tij, realizimi i sigurimeve shëndetësor për qytetarët.