Komentatorja politike, Fatime Hajdari teksa ka folur për protestën e sotme e cila ishte për të kundërshtuar themelimin e Asociacionit, në të cilën ajo mori pjesë, tha se qëllimi i saj ishte nevoja për mbështetje ndaj studentëve.
Komentatorja politike, i ka quajtur studentët “nervi i shoqërisë”, derisa ka kritikuar mundësinë e përfshirjes së partisë në pushtet në këtë protestë.
“Informacioni për këtë marsh e kam marrë përmes një miku. Aty e kam pa që nuk është vetëm protestë studentore, por gjithëpopullore, e ftume nga Parlamenti Studentor. Tash e mora informacionin se kanë qenë të ftuara edhe partitë politike. Në momentin që studentët ftojnë për një protestë gjithë popullore, tregon që ata kanë nevojë për mbështetjen e zanin tonë. Pjesëmarrja e Bulliqit dhe Bahtirit, tregon se përtej partive politike, ata njerëz janë këtu për t’iu përgjigjur një kërkese të studentëve tanë. Pushteti e ka pa të arsyeshme mos me dal, pasi ka disa ditë që është raportuar se është protestë e opozitës. S’po e kuptoj me çfarë tendence mundesh me thanë që protesta e organizume nga Parlamenti Studentor është protestë e pushtetit. Nëse studentët e kësaj shoqërie, janë studentë të kësaj qeverie, atëherë vaj hallli për neve.”, tha Hajdari në “Politiko”./Gazeta10