
Një ndër problematikat kryesore sa i takon planit franko-gjerman, për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti është njohja e krimeve të luftës në Kosovë nga Serbia.
Në një intervistë për Opinion, Kurti thotë se propozimi në fjalë është bazuar në koncepte demokratike universale shumë të mira.
Por ai shprehet se sa kohë Serbia e konsideron masakrën e Reçakut fabrikim, kjo do të thotë se ajo nuk pendohet për krimet e kryera gjatë luftës.
Për Kurtin për t’u bërë normalizimi i marrëdhënieve si në rastin e 2 Gjermanive, duhet të ketë një ballafaqim me të kaluarën, që kurrsesi s’po ndodh në Serbi.