Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Çitaku, Haxhiut: As nuk kemi me heshtë, as me u dorëzu

Gazeta10
16 February 2023 - 11:04

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklarimeve të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka kritikuar sjelljet e opozitës.

Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka thënë se opozita as nuk do të dorëzohet e as nuk do të heshtë.

“Pasi si e pandehur ia dha urdhërin prokurorit që të dorëzohet, Ministrja e Drejtësisë i paska dhënë opozitës dy mundësi “ të bashkëpunojnë me ne, ose të heshtin”. Shpërfaqje e vrazhdë e mendësisë totalitare që po qeverisë me Kosovën. As nuk kemi me heshtë, as me u dorëzu. Po e përsëris, nuk kalon kjo mendësi në Kosovë”, ka shkruar Çitaku./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
08 June 2026
Uncategorized
01 June 2026
Uncategorized
31 May 2026
Lajme
29 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.