
Ylli Kosovarë me famë ndërkombëtare ka uruar Kosovën me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, raporton Gazeta10.
Me një video-mesazh për transmetuesit publik të Kosovës, Rita Ora nuk ngurroji që të shpreh edhe njëherë mirënjohjen për bashkëkombësit e saj, që e mbështetin gjithmonë.
“Përshëndetje RTK, jam Rita Ora. Do të mund të flisja pa u ndalur për rrugëtimin tim me njerëzit e mi në Kosovë. Urime Pavarësia Kosovë dhe faleminderit për të gjitha këto vite krenarie dhe mbështetjeje”, thotë ndër të tjerash Rita Ora.
Video-mesazhi i plotë i këngëtares shqiptare do të transmetohet i plotë në koncertin festiv të RTK-së me rastin e përvjetorit të Pavarësisë, të titulluar “Rrno për me tregue”./Gazeta10