Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Plas sherri në Kuvend mes Muratit e Hotit – “Mos ma përmend emrin e as mbiemrin”

Gazeta10
16 February 2023 - 17:10

Çështja e tatimit në pronë ka shkaktuar përplasje të ashpra mes Qeverisë dhe opozitës në Kuvend, raporton Gazeta10.

Një deklarim i ministrit të Financave, Hekuran Murati, se akterë të opozitës nuk po thonë të vërtetën sa i përket temës në fjalë, konkretisht faktit se “Qeveria e ka rritur tatimin në pronë”, ka shkaktuar reagimin e irritimin e deputetit, Avdullah Hoti.

Kjo qasje, sipas ish-kryeministrit Hoti, është gabim i madh. Hoti u shpreh i frustruar me këtë mënyrë të të folurit nga Murati. Në një moment, Hoti iu drejtua Muratit duke i thënë “mos ma përmend as emrin as mbiemrin”.

“S’e di a ka mbet deputet i opozitës që nuk është mbet pa u fy nga ky ministër. Unë po mundohem me gjet një zgjidhje në Komision dhe në fjalimin e tij, ti s’po len hapësirë me të respektu si njeri se le më si minister. Ti s’komunikon me njeri të gjallë në ministri. Ti e ke marrë vesh për faturat kur ne e kemi ngritë si problem. Çka është ky komunikim, mos ma përmend as emrin as mbiemrin në komunikimet e ardhshme”, tha Hoti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.