Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ora e parë e mësimit në shkollat e Kosovës i kushtohet 17 Shkurtit 2008

Gazeta10
16 February 2023 - 19:07

Raporti: Egzona Shala/Kanal10

Në shkollat e vendit, ora e parë e mësimit i është kushtuar 17 shkurtit 2008, ditës së shpalljes së Pavarësisë. Në shkollën “Shkëndija” në Hajvali mësimdhënësit në ditarët e klasave kanë shënuar se dyzet minutat e para të ditës do të flasin para nxënësve për historinë dhe rëndësinë e kësaj date. E për të shënuar këtë ditë u përgatiten ese, vizatime e programe festive nga nxënësit.

Ora e parë e mësimit në të gjithë shkollat e vendit të enjten ka nisur më ndryshe se herave të tjera

Në sallën e mësimdhënësve po diskutohet se në orën e parë para nxënënsve do të flasin për rëndësinë 17 shkurtit .

E pas njoftimit të drejtoreshës së shkollës, Minire Berisha, mësimdhënësit nisen për në klasë, derisa në ditarë po shënohet kjo fjali.

Muret e shkollës ishin zbukuruar me vizatime të personazheve historike e flamuj të Kosovës, derisa disa nxënës u shfaqën para bashkëmoshtarëve me ese. 

Për nxënësit e klasës së tetë, ora e parë e mësimit që i kushtohet historisë së Kosovës, është shumë e rëndësishme.

E madje një nga nxënëset thotë se lidhshmëria me vendin e saj është aq e madhe sa që në librin e saj të botuar i ka të përfshira shumë poezi me përmbajtje patriotike.

Mësimdhënësi i historisë Jusuf Jusufi , kujton kohën kur ka zhvilluar mësimin në këto klasë gjatë okupimit serb të Kosovës.

Gjatë ditës kjo shkollë dhe shumë të tjera në vend do të organizojnë programe festive kushtuar festës së 17 shkurtit, ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.