
Raporti: Gentiana Gashi/Kanal10
Qytetarët nuk po ndjejnë atmosferë festive në prag të 15 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës, kjo pasi komuna e Prishtinës nuk ka vendosur as edhe një simbol e flamur në sheshe deri ditën e enjte. Për agjendën shtetërore të organizimit, është përkujdesur Ministria e Kulturës e cila e ka publikur agjendën me një sërë aktivitetesh për shënimin e kësaj feste.
Këta flamujë të Kosovës janë të vetmit që janë vendosur, kur festa e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është vetëm një ditë larg.
Ndërsa atmosferë pëgatitje për këtë festë nuk është parë as në sheshet e Prishtinës.
Ende nuk është vendosur as një shenjë apo simbol i kësaj dite të shënuar për Kosovën.
Mungesa e flamujve në sheshe dhe dekorime të tjera nuk u ka pëlqyer qytetarëve.
Ata megjithatë shpresojnë që për ditën e 17 Shkurtit, simbolet shtetërore e dekorimet të mos mungojnë.
Por, agjendën shtetërore të shënimit të përvjetori të 15 të shtetësisë së Kosovëës e ka përgatitur Ministria e Kulturës.
Qysh në mëngjesë, e premtja do të ketë një serë aktiviktetesh, duke filluar me mbledhjen festive të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Aktivitetet vazhdojnë me homazhe tek varret e figurave historike që kontribuan për shtetin.
Në mesditë, do të bëhet Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës. Sikurse viteve tjera, monumenti “NewBorn” në kryeqyytet, ka marrë pamje të re, që simbolizon ngjyrat e flamurit të Republikës së Kosovës.