Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Deputetët e pozitës pro ngritjes së tatimit, opozita fajëson Qeverinë për ngarkim të qytetarëve

Gazeta10
16 February 2023 - 19:25

Raporti: Bleona Dallaveraj/Kanal10

LDK-ja ka tërhequr propozim-rezolutën për pezullimin e rritjes së tatimit në pronë, për t’u harmonizuar dhe për ta sjellë sërish në Kuvend. Mirëpo, gjatë debatit, deputetët e opozitës kanë kritikuar Qeverinë për ngarkim të qytetarëve me rritje të tatimit, derisa pozita ka thënë fajtorë projektligji i vitit 2018 i cili ka shumë defekte.

Është shtyrë për një seancë tjetër propozimi i LDK-së për pezullimin e vendimit për rritjen e tatimit në pronë.

Pas një debati të zhvilluar, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar tërheqjen e propozim-rezolutës së tyre nga rendi i ditës, për harmonizimin e qëndrimeve dhe daljes me  një propozim të përbashkët. 

Gjatë diskutimeve, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se problemi me rritjen e tatimit në pronë është shkaktuar nga niveli qendror, për çka ka kërkuar nga ministri i financave të njëjtin vendim ta sjell në Kuvend.

Dyfishimi i faturave të tatimit në pronë ka qenë i pavend sipas opozitës sidomos në kohën kur inflacioni ende në rritje.

Por ndryshe po mendojnë deputetët e Vetëvendosjes.

Deputeti i saj, Armend Muja, ka thënë se ngarkesë për qytetarët është që projektligji i vitit 2018, ka në vete defekte të shumta.

Kritikave të opozitës iu është përgjigjur i pari i dikasterit të financave Hekuran Murati.

Në janar të këtij viti Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për rritjen e faturave të tatimit në pronë, për çka reagime ishin ngjallur nga partitë opozitare, shoqëria civile dhe qytetarët e vendit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.