
Në 15- vjetorin e Pavarësisë e Kosovës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka takuar sot kaligrafistin e Deklaratës së Pavarësisë, Shyqri Nimanin.
Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar edhe për dhuratën që e mori nga kaligrafisti, Nimani
“Në 15-vjetorin e shtetësisë, me Albinën pimë kafen e pasditës bashkë me profesor Nimanin dhe familjen e tij. I shpreha mirënjohjen jo vetëm për artin e pavarësisë, por për gjithë krijimtarinë e jashtëzakonshme artistike dhe veprimtarinë jetësore në shërbim të Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.