Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Posta Shqiptare emërton pullën postare për Pavarësinë e Kosovës

Gazeta10
17 February 2023 - 17:28

Posta Shqiptare sot ka emëtuar pullën postare, e cila i dedikohet 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili në Facebook ka publikuar fotografi të pullës postare.

Po ashtu, edhe Posta e Kosovës sot ka vënë qarkullim emisionin e pullave postare “15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës”.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në Prishtinë.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme, ku kanë marrë pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri ka shpallur Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.