
Raporti: Saranda Alshiqi / Kanal10
Në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, qytetarë të shumtë vizituan Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Por, dikush nga ta e priti vetëm lindjen e diellit për të marrë rrugën në këmbë nga fshati Qirez për në Prekaz.
Megjithëse, në moshë të shtyrë e me vështirësi në ecje, është i pari që ka mbërritur në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Vesel Mustafa nga fshati Qirez, për çdo përvjetor të pavarësisë, vjen në orët e para të mëngjesit në Prekaz, për t’i nderuar ata që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.
Kur janë bërë 15 vjet të shpalljes së shtetësisë, ai kujton me emocione sakrificat e shumta të brezave të tërë.
Kjo kërroçe që e kishte marr me vete, atij i kujton babanë e tij, që e kishin vrarë forcat serbe.
Mes tjerash, 63 vjeçari ka dhënë edhe një mesazh në 15 vjetorin e pavarësisë
Në Prekazin legjendar, të stolisur me flamuj kombëtar, përvitshëm vijnë qindra e mijëra qytetarë, të cilët bëjnë homazhe në secilin përvjetor.