Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konfirmohet takimi Kurti – Vuçiq

Gazeta10
17 February 2023 - 19:27

Raporti: Arbenita Ilazi / Kanal10

Me 27 shkurt, Brukseli do të jetë nikoqir i takimit të ardhshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimin mes dy liderëve e ka konfirmuar zyra e Bashkimit Evropian. Fokusi i këtij takimit do të jetë normalizimi mes raporteve mes dy shteteve. Njohësit e çështjeve politike po i shohin këto takime si parapërgatitje për pranimin e planit franko-gjerman, por jo për arritjen e një marrëveshje finale.

Albin Kurti e Aleksandar Vuçiq do të ulën sërish në një tavolinë përballë njëri-tjetrit.

Bashkimi Evropian ka konfirmuar takimin e radhës me 27 shkurt në Bruksel, mes kryeministrit kosovar dhe presidentit serb.

Para takimit të përbashkët, shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell, do t’i takojë veç e veç, Kurtin e Vuçiqin.

Më pas, me pranin e Borrellit, do të zhvillohet takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili në fokus do të ketë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Të hënën, më 27 shkurt, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendës Presidenti Josep Borrell do të thërrasë një takim të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë në Bruksel. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti konfirmuan pjesëmarrjen e tyre. Përfaqësuesi i Lartë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajčák, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët, pasuar nga një takim i përbashkët. Në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Për takimin e paralajmëruar nga BE-ja, nuk janë deklaruar nga Qeveria e Kosovës, pavarësisht insistimit të Kanal10.

Ndërsa, për njohësit e zhvillimeve politike, takimet e këtij niveli, po shihet si presion që palët të arrijnë një marrëveshje finale.

Po ashtu edhe një presion për pranimin e planit Franko-Gjerman.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tashmë ka konfirmuar se e kanë pranuar planin franko-gjerman, si bazë të mirë për marrëveshjen përfundimtare, e cila de-fakto përmban njohjen nga Serbia.

Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.