Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Me duart e tij varrosi trupat e familjarëve të masakruar -Rrëfimi i të mbijetuarit të Masakrës së Poklekut

Gazeta10
17 February 2023 - 20:58

Me duart e tij varrosi trupat e familjarëve të tij të masakruar.

Varreza të shumta u bën dëshmi e gjallë e një gjenocidi.

Dhimbja për humbje të shumta u kthye në forcë për fitore.

Fadil Muqolli ka treguar momente tmerri nga masakra e Poklekut të Drenasit, ku aty iu masakruan e iu dogjen familjarët e tij nga forcat serbe.

“Në mesin e tyre kanë qenë 23 fëmijë, prej foshnjës 6 muajshe deri në moshën 13 vjecare. Kjo shtëpi ka qenë pronë personale, kam jetu me familjen time. Në këtë masakër mu kanë vra 14 anëtarë të familjes së ngushtë. Pasi e kanë kry masakrën, kanë dalë jashtë fëmijët dëshmitarë. Dhe serbët kanë ardh prapë e kanë kallë shtëpinë për t’i zhdukur gjurmët. Kanë qenë njerëz të coptuar, e të djegur. Të nesërmën prapë me kallë shtëpinë. Ne kemi ardh tinza i kemi marr eshtrat edhe i kemi varrosur derisa ka përfunduar lufta”, rrëfen mes lotësh Fadil Muqolli për dokumentarin e Kanal10.

Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.