
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sonte për në Mynih të Gjermanisë, ku do të merr pjesë në Konferencën e Sigurisë. Kështu u bë e ditur përmes një komunikate për media të ZKM-së.
Në kuadër të kësaj konference, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh, pjesëmarrës në këtë konferencë.
Konferenca e Sigurisë në Mynih nis sot më 17 shkurt dhe do të zgjasë deri më 19 shkurt.