Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ish-presidenti Sejdiu: Ndiej dhimbje që Rugova nuk e pa pavarësinë e Kosovës

Gazeta10
18 February 2023 - 17:27

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka folur për proceset me të cilat po përballet vendi. Gjatë një interviste për Ballkan Update me gazetaren Linda Karadaku, Sejdiu tha se ka ndjerë një dhembje të madhe, që ish-paraardhësi i tij Ibrahim Rugova nuk arriti ta shikojë shpalljen e pavarësisë.

“Absolutisht është një dhimbje e madhe që Rugova nuk e pa pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

Ai u ndal tek një çështje tjetër, e cila duket e dhimbshëm për Kosovën dhe kjo pikërisht lidhet me fatin e ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët  sot ndihen në Hagë dhe akuzohen për një sërë veprash. Ish-presidenti tha se beson fort se Thaçi bashkë me figurat e tjera të UÇK-së do të japin prova, të cilat do konfirmojnë pafajësinë e tyre në këtë proces.

“Duhet të shprehi konsideratë për ju dhe ata që na shikojnë. Dje ka qenë ditë e gëzimit, pavarësisht rrethanave. Është një datë e rëndësishëm, e cila nuk mund të harrohet. Dy nga ish-udhëheqësit e institucioneve dhe dy apo tre tjerë që janë të akuzuar, gjenden atje dhe mendoj se është një shenjë shqetësuese sa i përket këtyre zhvillimeve. Në një gjendje të tillë, akuza është bërë nga ajo gjykatë që është ndërtuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Unë dua të besoj se këtë njerëz do japin prova të pafajësisë. Ajo që na shqetëson karakteri monoetnik i përndjekjeve. Në Kosovë kanë ndodhur ngjarje të rënde dhe për këtë arsye është e udhës që duhet të këtë një hetim paraprak për lëvizjet që kanë ekzistuar”, tha ai.

Mes tjerash, Sejdiu u pyet nga gazetarja e ABC News për prpjektin franko-gjerman dhe investimin e SHBA, në bazë të së cilit, siç dhe raportohet deri tani qëndron arritja e një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi se plani i zgjidhjes për asociacionin është projekti i  Ahtisarit, që sipas tij nuk parasheh krijimin e asocacionit me kompetenca ekzekutive.

“Duhet të këtë qasje objektive dhe çdo qasje tjetër nuk i shërben drejtësisë. Është një pikë e rëndësishme, pjesa e një intensitet të shtuar për të mbyllur këtë çështje. Elementët që e bëjnë marrëveshjen duhen të dihen. Unë them se aty ka zgjidhje, zgjidhja për Kosovën është projekti i Ahtisarit, që nuk ka kompetenca ekzekutive. Serbia duhet të zgjedhë,do shkojë me perëndimin apo do të mbetet me atë që nuk do të vendosë sanksione. Kosovë e ka të qartë pjesën e rrugëtimit dhe të rreshtimit dhe e kemi që herët. SHBA kanë qenë mbrojtësja dhe shtytësi kryesor në proceset tona edhe në këtë periudhën duhet të këtë koherence të bashkëpunimit”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.