
Raporti:Arbenita Ilazi / Kanal10
Ish-anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët vite më parë i ndanë rrugët me këtë parti, kanë kritikuar Kurtin, për dështim në qeverisje. Sipas ish-bashkëpartiakëve të Kurtit, shefi i ekzekutivit i ka braktisur kauzat me të cilat ka ardhur në pushtet. Madje, sipas tyre, Kurti ka qenë efikas vetëm në kapjen e institucioneve, sidomos disa në sistemin e drejtësisë.
Ish-bashkëpartiakët e kryeministrit, Albin Kurti, të cilët i ndanë rrugët vite më parë, po e akuzojnë kreun e ekzekutivit se i ka braktisur kauzat më të cilat ka ardhur në pushtet dhe dështim në qeverisje.
Sipas tyre, Kurti ka qenë efikas më shumë në kapjen e institucioneve, se sa në realizimin e premtimeve dhe kauzave që kanë pasur dikur së bashku.
Sipas ish-deputetit të Vetëvendosjes, Afrim Kasolli, premtimet që kishte bërë Kurti gjatë fushatës tingëllonin si të kishte një shkop magjikë, ndërsa deri tani nuk ka ndodhur asnjë ndryshim.
Dikur bënin protesta e kundërshtonin ish-qeveritë së bashku, derisa tani janë kritikuesit me të mëdhenj të tij.
Ish-aktivisti i VV-së, tani nënkryetar i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni, tha se partia e tij e dikurshme i ka braktisur kauzat ende pa ardhur në pushtet.
Hyseni tha se shumë premtime të bëra nuk janë realizuar, sipas tij, Qeveria as nuk ka filluar të bëjë ndonjë gjë.
Këta të fundit po ashtu akuzuan kryeministrin Kurti se i vetmi ndryshim që ka bërë është se ka kapur institucionet e drejtësisë.