
Skuadra e Manchester United po vazhdon me performanca të mira në Premier League, kësaj here shënon fitore të pastër ndaj Leicester City.
Në ndeshjen që u luajt në “Old Trafford”, Rashford ishte emri kryesor pasi shënoi dy gola për të konfirmuar formën e tij të jashtëtakonshme që po kalon.
Ndeshja përfundoi me rezultat 3-0 për nikoqirët, me dy gola të shënuar nga anglezi, Rashford dhe një nga Jadon Sancho.
Pas kësaj fitore, Mancehster United gjendet në pozitën e tretë me 49 pikë, 5 më pak se lideri i tabelës, Arsenal, ndërsa Leicester City e sheh vetën në pozitën e 14-të në tabelë me 24 pikë të tubuara.