
Raporti: Gentiana Gashi/Kanal10
Studentët janë shprehur të kënaqur me kushtet që u ofrohen në Konvikte, përpos internetit të dobët. Derisa Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta thotë se akomodimi i 4 mijë studentëve prej të cilëve 65 përqind janë vajza e 35 përqind djem është tejet sfidues. Ta ndjekim reportazhin në Qendrën e Konvikteve.
Ka vetëm një aknesë.
Studenti Festim Tasholli, thotë se është i kënaqur me kushtet që u ofrohen në Qendrën e Studentëve por interneti i dobët po është sfidues për të dhe studentët e tjerë.
Tasholli që është edhe pjesë e organiztës studentore “Unioni Demokratik Studentor”, thotë se takohet çdoherë me studentët për t’i diskutuar kushtet.
Për akomodimin e studentëve dhe sa sfiduese të kujdesësh për 4 mijë student prej të cilëve 65 përqind e tyre janë vajza, e tregon edhe drejtori i Qendrës së Studentëve Fatmir Sfishta.
Sipas Sfishtës, 5 konvikte janë të banushme me vajza e 3 me djem, teksa ka folur edhe për gjendjen e konvikteve.
Qendra e Studentëve në Prishtinë, ka tetë konvikte si dhe financohet nga buxheti i shtetit dhe të hyrat vetanake.
Pjesë e kësaj qendre mund të bëhen studentët e rregullt të studimeve bazë nga komunat të paktën 25 kilometra larg Prishtinës.