
Raporti: Saranda Alshiqi/Kanal10
Rruga që të shpije për tek Maja e Zezë në Pejë, po paraqet problem për banorët e asaj zone dhe turistët që e vizitojnë këtë vend. Një pjesë e saj është dëmtuar në masë të madhe, duke e vështirësuar kalimin e veturave. Banorët shprehin shqetësimin me mos marrjen e masave nga Komuna, derisa, kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri premton rregullimin e saj.
Kjo është rruga që të dërgon tek maja e zezë në Pejë.
Nëpër këtë rrugë kalojnë qytetarët e kësaj anë, por edhe shumë turistë, për të cilët është bërë e rrezikshme.
Kjo për shkak të dëmtimit të vazhdueshëm që po pëson asfalti në këtë rrugë mjaftë të frekuentueshme.
Një pjesë e saj tashmë është dëmtuar në masë të madhe, derisa vazhdon ende çarja e asfaltit, duke sjell kështu vështirësi për kalimin e veturave.
Pavarësisht ankesave, banorët thonë se komuna e Pejës nuk ka ndërmarrë asgjë për ta përmirësuar gjendjen e kësaj rruge.
Organet komunale, tashmë janë të njoftuar me gjendjen në të cilën gjendet rruga.
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, tregon për Kanal 10 nëse e kanë prioritet rregullimin e rrugës që të çon tek Maja e Zezë.
Në këtë zonë zhvillohet edhe turizmi, për çka banorët kërkojnë vëmendje më të madhe nga organet komunale.