Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rasti Dehari, SHKK largon nga puna dy zyrtarë të burgut ku vdiq Astrit Dehari

Gazeta10
22 February 2023 - 18:02

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka larguar nga puna Burim Buleshkajn, ish UD. Drejtori i Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK dhe Destan Zogajn, Zyrtar Korrektues, ish UD-Drejtor në Qendrën e Paraburgimit Prizren.

Në njoftim thuhet se ndaj tyre ishte iniciuar procedurë disiplinore për “shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në vitin 2016”.

“Gjatë hetimit dhe rishqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me ngjarjen dhe përgjegjësitë e tyre, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka konstatuar se lidhur me rastin në fjalë, B.B dhe D.Z janë përgjegjës për shkelje të rëndë disiplinore. Andaj, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës  duke u bazuar në këto shkelje ka vendosë largimin e të dy nëpunësve civil nga puna.”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se para pesë muajsh ata ishin pezulluar nga puna./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.