Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Banorët e Pasomës në hall me ndotjen e ujit, akuzojnë gurthyesin

Gazeta10
22 February 2023 - 19:12

Raporti: Saranda Alshiqi/Kanal10

Banorët në fshatin Pasomë të Vushtrrisë kanë rënë në hall me ndotjen e ujit të pijes. Ata thonë se uji është bërë pa pijshëm, derisa fajtorë e kanë bërë gurthyesin, i cili operon në këtë fshat. Mirëpo për një gjë të tillë nga organet komunale, thonë se uji nuk është ndotur nga kjo kompani, prandaj nuk e kanë parë të arsyeshme ndërprerjen e punës. Derisa, nga kompania nuk kanë pranuar të flasin.

Rrjedhja e mbeturinave të gurthyesit, ia ka ndërruar ngjyrën ujit i cili rrjedh përmes fshatit Pasomë të Vushtrrisë.

Banorët e këtij fshati të cilët furnizohen me ujë të pijes nga puset, thonë se gurthyesi që operon aty, ua ka bërë të papërdorshëm ujin.

Ata thonë se nuk po mund ta përdorin më si shkak i kimikaleve që po hedhen nga kjo kompani.

Për këtë gjendje ata thonë se kanë bërë edhe ankesa në Komunë, por, deri me tani nuk është ndërmarrë asgjë.

Për këtë nga Drejtoria e Inspeksionit në Vushtrri, thonë se kanë qenë në vendin e ngjarjes, por nuk kanë e kanë konstatuar se kompania është ndotëse e ujit.

“Kemi qenë në vendin e ngjarjes dy ditë me parë, pasi jemi lajmëruar se hedh mbeturina të ndryshme si shkak i punimeve. Në to kanë qenë mbetjet e betonit e gjësende të ndryshme, mirëpo nuk e kemi parë të arsyeshme t’i pengojmë në zhvillimin e punës së tyre, pasi nuk kemi ardhur në konstatim se uji ndotet nga to. Puset në fshatra, sidoqoftë nuk janë për pije, derisa e theksojmë se nuk kemi parë që janë shkaktuar ndotje në burime të ujit.”

Kanal10 ka provuar të marrë një deklaratë nga kompania e cili operon në këtë fshat, por të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje.

Në këtë zonë ka pasur ankesa si dhe protesta nga vet banorët për moslejimin e operimit të gurthyesve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.