Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Klinaku: Specialja po i arsyeton rrogat e majme, lojë e palaçove që s’punojnë për drejtësi

Gazeta10
22 February 2023 - 21:21

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku e ka quajtur një seri të cirkut, bastisjen e sotme në banesën e Adil Behramajt, ish-këshilltarit t ëish-presidentit Thaçi nga Dhomat e Specializuara.

Sipas Klinakut, hetimi dhe bastisja ndaj Behramajt ka mund të ndodhë në kohën kur janë arrestuar ish-krerët e UÇK-së, me theks të vaçantë aso kohe ish-presidenti Thaçi, shkruan Gazeta10.

“Është një lojë e tyre nga këta palaço që nuk punojnë për drejtësi, por për rrogat e tyre të majme që i kanë. Duhet aryetuar edhe shtetet evropiane që japin buxhet për pseudo-Gjykatën Speciale, e cila është politike dhe qëllimin kryesor e ka degradimin e shtetit të Kosovës dhe UÇK-së. Bastisje 10 orëshe dhe të thuash se lidhet diçka me Dhomat e Specializuara, jo!”, tha Klinaku në Politiko.

Klinaku madje ka krahasur edhe bastisjen që kishte ndodhur në zyret e OVL-UÇK-së, ku sipas tij, zyrtarët  e EULEX-it i kishin marrë me vete vetëm tri dokumente./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.