Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vendos gjykata në Slloveni: Lajmet për Berishajn nuk ishin shpifje

Gazeta10
23 February 2023 - 13:43

Kryeredaktori i Planet TV, Mirko Mayer, ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Twitter se Gjykata në Slloveni ka vendosur në shkallën e dytë se lajmet e këtij mediumi për përfshirjen e Martin Berishajt në një skandal financiar dhe pagesat e majme për të nga GEN-I në Beograd, nuk janë shpifje.Mayer në njoftimin e tij i është drejtuar edhe Albin Kurtit, i cili kishte thënë ditë më parë se shpreson që të vendoset drejtësia në këtë rast.

“Kam dëgjuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një deklaratë dhe ka shprehur dëshirën që drejtësia do të thotë fjalën e saj në rastin e Berishajt kundër Planet TV. E njoftoi se kjo dëshirë i është plotësuar dhe drejtësia tashmë ka vendosur. Rasti i hapur nga Berishaj është refuzuar nga gjykatë në shkallën e dytë”, ka shkruar Mayer, raporton Albanian Post, përcjell Gazeta 10.

Gazetari ka shpërndarë edhe vendimin e gjykatës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.