Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rusia planifikon të shkëpusë termocentralin më të madh në Europë nga rrjeti energjetik ukrainas

Gazeta10
19 August 2022 - 14:56

Energoatom, kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës, njoftoi sot se forcat ruse planifikojnë të mbyllin njësitë aktive të energjisë në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia dhe t’i shkëputin ato nga rrjeti energjetik ukrainase.

Termocentrali i Zaporizhzhia është stacioni më i madh bërthamor në Evropë dhe është nën kontrollin e forcave ruse që prej muajit mars, shkruan BBC, transmeton Gazeta10.

Megjithatë termocentrali nuk e ka ndërprerë funksionin.

Energoatom, kompania shtetërore e energjisë që operon centralin, thotë se pushtuesit rusë po përgatiten të organizojnë një “provokim në shkallë të gjerë” atje.

Sipas kompanisë ukraianase ushtria ruse po kërkon furnizues të karburantit për gjeneratorët me naftë, të cilët do të duhet të ndizen nëse njësitë e energjisë mbyllen.

Rusia ka refuzuar thirrjet ndërkombëtare për çmilitarizimin e zonës, mes shqetësimeve për sigurinë e termocentralit bërthamor. Rusia ka akuzuar gjithashtu ukrainasit për provokim në termocentral dhe secila palë ka akuzuar tjetrën për bombardimin e objektit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.