Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Banorët e Dajkovcit kërkojnë asfaltimin e rrugës, Komuna e Kamenicës s’e ka prioritet

Gazeta10
23 February 2023 - 19:16

Raporti: Saranda Alshiqi/Kanal10

Banorët e fshatit Dajkovc të Kamenicës, po ankohen për shkak të mungesës se investimeve në fshatin e tyre. Mungesa e infrastrukturës rrugore, thonë se e pengon qarkullimin, sidomos gjatë kohës kur ka reshje atmosferike. Nga komuna kanë premtuar rregullimin e saj, por, jo këtë vit.

Kjo është gjendja në të cilën shndërrohet rruga e fshatit Dajkovc të Kamenicës, sa herë që ka reshje të shiut.

Kjo për shkak të mungesës së 300 metrave asfalt, balta e së cilës bartet në rrugën e fshatit.

Banorët e këtij fshati, thonë se shumë herë mbesin të bllokuar për shkak të gjendjes së rrugës.

Ata thonë se kanë bërë edhe ankesa në komunë, por që nuk kanë marrë zgjidhje.

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj thotë se këtë vit kanë prioritet infrastrukturën nëntokësore, e më pas fokusimi në rrugët lokale të fshatrave.

Në rrugën “Sylë Dajkovci” janë rreth 10 shtëpi të cilat kanë këtë problem, si shkak i mungesës së investimeve në infrastrukturën e fshatit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.