Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Si pasojë e aksidenteve 5 persona vdiqën vetëm në janar, ekspertët rendisin shkaqet

Gazeta10
23 February 2023 - 19:08

Raporti: Saranda Aliu/Kanal10

Ekspertët e komunikacionit ia kanë lënë fajin shtetit për mungesë të investimeve në infrastrukturë rrugore dhe sinjalistikë. Sipas tyre, këto janë shkaqet që po çojnë drejt aksidenteve me fatalitet. Megjithëse, të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se ndër vite ka rënë numri i aksidenteve, shqetësuese mbetet numri i viktimave.

Vetëm gjatë muajit janar të këtij viti, pesë persona kanë humbur jetën nga aksidentet e trafikut në Kosovë.

Pavarësisht, që numri i tyre ka shënuar rënie, përfundimet e aksidenteve me fatalitet, mbeten shqetësuese në vend. 

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, për dallim nga janari i vitit 2022, gjatë këtij viti, janë shënuar 69 aksidente më pak.

Megjithatë, kushtet infrastrukturore vlerësohen se janë ndër arsyet kryesore që po ndodhin aksidentet.

Liridon Shahini, inxhinier i komunikacionit, ka thënë se në rrugën ku ka ndodhur aksidenti mbrëmjen e së mërkurës, është hera e dytë që përfundon me viktima.

Ndërsa, ekspertët e komunikacionit kanë thënë se fajtor nuk është vetëm moskujdesi i shoferëve në vozitje, por mungesa e investimeve të shtetit në infrastrukturë rrugore dhe sinjalistikë.

E për këtë, kritika ndaj qeverisë ka adresuar edhe deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri.

Me gjithë, fushatat e kohëpaskohshme për rritjen e vetëdijesimit në shoqëri, mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore, vlerësohet si aspekti më negativ, që aksidentet në trafik vazhdojnë të jenë me numër të lartë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.