
Banorët e lagjes në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë po ankohen për bllokimin e hapësirës që më herët kanë shfrytëzuar për parkimin e veturave të tyre para bizneseve që ndodhen në këtë rrugë.
Kërkesen e tyre ata sot e adresuan përmes emisionit “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, në Kanala 10, duke kërkuar lirimin e kësaj hapësire e cila sipas tyre është bllokuar nga komuna e Gjakovës duke vendosur pengesa nga betoni, siç shihet në fotografi.
“Që nga data 9 shkurtë ëshë bërë një ndërhyrje nga Kuvendi Komunal dhe Inspektorëve të Komunës, një kompani ka ardh dhe e ka bërë punë e tij si dhe neve na ka kërkuar që të largojmë veturat nga vendi ku parkohen. Kam bërë kërkesë edhe te Kuvendi Komunal për arsyen se pse vendosen këto pengesa, kam thënë se a janë të vendosura nga Kuvendi Komunal apo janë nga ndonjë institucion privat ajo ka thënë se po është e bërë nga ne dhe kam letra , momentin që kam vizituar ata ato dëshmi nuk gjindeshin”, shtoi njëri nga pronarët e bizneseve në këtë rrugë.
Pas adresimit të kësaj çështje Arben Ahmeti ka kontaktuar me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili deklaroi që në këtë pjesë janë duke u zhvilluar punime në rregullimin e hapësirës përreth stadiumit dhe pas përfundimit të punimeve do të këtë parkingje të mjaftueshme për banorët rezident dhe ata që vijnë nga qytetet tjera të Kosovës.