
Policia sot ka informuar se dy persona janë arrestuar në Podujevë për mashtrim.
Të arrestuarit në bashkëpunim edhe me dy të tjerë, kanë mashtruar viktimën (mashkull kosovar) me premtimin se do t’i siguronin termin për vizë në ambasadën gjermane, me ç’rast i njëjti ka paguar 1500 euro.
“Me vendim të prokurorit dy te dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa dy te dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt. Rasti ka ndodhur më 11.01.2023.”, ka informuar Policia.