Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

VV-ja bën homazhe te varri i Adem Demaçit dhe tek ai i aktivistit Astrit Dehari

Gazeta10
26 February 2023 - 14:53

Aktivistë e anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, veprimtarë të çështjes kombëtare, asamblistë dhe anëtarë të kryesisë së Qendrës së Prishtinës, kanë bërë homazhe te varri i tribunit të kombit, Adem Demaçi dhe te varri i aktivistit Astrit Dehari, me rastin e ditëlindjes së tyre.

Në njoftimin e LVV-së me Qendër në Prishtinë, thuhet se “Baca Adem ishte dhe mbetet frymëzim për ne”.

“Është shembulli më i mirë se si njeriu i sfidon kufinjët personalë të rezistencës e të qëndrueshmërisë kur është në pyetje atdheu dhe kombi”.

Kurse për Astritin, në njoftim thuhet se “ është modeli i aktivistit të palodhshëm e të drejtë, që udhëhiqet nga parime dhe ideale të pastra e të larta”.

“Drejtësia e plotë dhe e pavonuar për Astritin është obligim e qëllim i padiskutueshëm. Periudha, forma e kapacitete të ndryshme të aktivitetit, por ideale e qëllime të ngjashme: liri e çlirim, zhvillim e bashkim. Të paepur e të pathyeshëm – ashtu siç ishit ju – do të vazhdojmë rrugën që ju e ndriçuat, të bindur në drejtësinë e idealeve tona. Lavdi viganit të rezistencës shqiptare, Adem Demaçi! Lavdi aktivistit e shokut tonë të dashur, Astrit Dehari”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.