Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Revolta e banorëve, “uzurpohet” hapësira publike

Gazeta10
26 February 2023 - 20:07

Raporti: Egzona Shala / Kanal10

Banorët dhe pronarët e bizneseve në rrugën “Beqir Kastrati” në Komunën e Gjakovës janë revoltuar nga uzurpimi i parkingut të cilin e kanë shfrytëzuar qe një kohë. Ata thonë se komuna nuk është duke e bërë një organizim të mirë të hapësirave publike dhe si pasojë dëmet po iu shkaktohen atyre. E nga komuna kanë thënë se është duke u bërë riorganizimi i hapësirave publike.

Muaj më parë, kjo zonë ka qenë e destinuar për parkimin e automjeteve.

Vendosja e këtyre pengesave ka revoltuar banorët në qendër të qytetit të Gjakovës, në rrugën “Beqir Kastrati” .

Ata thonë se komuna nuk ka një plan të mirëfilltë të planifikimit hapësinor dhe si e tillë ata janë të obliguar që makinat e tyre t’i parkojnë shumë larg banesave të tyre.

Vite më parë, zona afër ndërtesave është shfrytëzuar për parkim por ajo u shndërrua në park.

Ndërsa tani as kjo zonë publike nuk po i lejohet këtyre banorëve.

E dëme më të mëdha po pësojnë bizneset që ndodhen afër kësaj pjese, ku në hyrje të rrugës është e vendosur tabela për mospagim të automjeteve.

Pronari i një biznesi tjetër thotë se është afër falimentimit pasi klientët nuk e frekuentojnë lokalin për shkak të mungesës së parkingut.

E nga komuna kanë thënë se është duke u bërë riorganizimi i hapësirave publike.

Banorët kanë  thënë se nëse komuna nuk bënë zgjidhje ata do ta bëjnë bllokimin e rrugës për qarkullim të automjeteve si shenje proteste. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.