Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KEDS-i bën thirrje për kursim në amvisëri: Fikni dritat, ndërroni bojlerët 

Gazeta10
19 August 2022 - 21:17

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë – KEDS, në kohën që po konsiderohet si krizë botërore e energjisë, ka bërë thirrje për kursim në amvisëri, që vlerësohet si shpenzuesi më i madh në vend. 

KEDS këtë e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta10. 

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), ka publikuar disa këshilla për kursimin e energjisë elektrike, në një kohë që konsiderohet si krizë botërore e energjisë. 

“Amvisëria si një ndër shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike mund të kontribuojë shumë në uljen e konsumit, sidomos aty ku ka mundësi të madhe të kursimit. Nëse çdo konsumator kursen energji elektrike për vete dhe familjen e tij, ne në fakt jemi duke kursyer energji edhe për konsumatorët e grupeve të ndjeshme, të cilëve mund të ju nevojitet energjia elektrike më shumë se kurrë”, thuhet në njoftim. 

Këto këshilla janë përpiluar nga ekspertët e KEDS, dhe janë disa nga masat që duhet ndërmarrë konsumatorët shtëpiak për ta kursyer energjinë./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.