Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kontrabandë me migrantë, arrestohet një person

Gazeta10
28 February 2023 - 10:16

Një person është arrestuar mbrëmë në rrugën Leposaviq-Jarinje nën dyshimin se ka kryer kontrabandë me migrantë.

Sipas raportit policor, i dyshuari ka qenë duke transportuar kundërligjshëm shtatë shtetas të huaj.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, pasi që njësitet policore gjatë kontrollit në veturën të cilën ishte duke e drejtuar janë hasur 7 (shtatë) shtetas të huaj, të cilët ishin duke u transportuar kundërligjshëm.”, ka informuar Policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa shtetasit e huaj janë trajtuar sipas procedurave nga njësia për migrim dhe të huaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.