Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu citon Kadri Veselin: Kurti ka me ju mashtru!

Gazeta10
28 February 2023 - 11:01

Pas pranimit të planit franko-gjerman nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, duke cituar ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe ish liderin e PDK-së, Kadri Veseli i cili kishte paralajmëruar qytetarët e Kosovës se Kurti do t’iu mashtrojë, raporton Gazeta10.

Tutje Haxhiu ka deklaruar që në marrëveshjen e publikuar për të cilën janë pajtuar Kurti dhe Vuçiq nuk ishte asnjë fjalë për zbardhjen e fatit të përsonave të  zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

“Janë edhe 1639 persona të pagjetur  në Kosovë, familjeve te të cilëve Albin  Kurti duhet t’iu kërkojë falje, sepse  manipulojë me vite me ndjenjat e tyre”, ka thënë deputeti Haxhiu.

Sipas tij me pranu  këtë marrëveshje me Serbinë pa a permendur zbardhjen e fatit të të pagjeturve është turp.

Ai në fund ka cituar edhe fjalët e  Kadri Veselit që ai kishte thënë për Albin Kurtin duke deklaruar se Albin Kurti do të takohet pa asnjë kusht me Vuçiqin./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.