
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar marrëveshjen e BE-së për të cilën dje Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiqi janë pajtuar.
Në rrjetin social Facebook, ajo ka shkruar se kjo marrëveshje nuk ofron asnjë garanci për forcimin e pozicionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Sipas saj, kjo marrëveshje siguron vetëm avancimin e pozitës së serbeve në Kosovë në shkallë autonomie.
“Marrëveshja e dakorduar në fakt, nuk ofron asnjë garanci nëse do të lëviz pozicionin e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, pos qe siguron avancimin e pozitës serbe në Kosovë në shkallë autonomie në lidhje të drejtpërdrejt me Serbinë, që në Kushtetuten e saj mban Kosovën si pjesë të saj integrale”, ka shkruar Deliu-Kodra.