Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri për ekzekutimin e pagave: Turp, mashtrimi vazhdon

Gazeta10
28 February 2023 - 19:45

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri e ka quajtur mashtrim, ekzekutimin e pagave me koeficient të ri për punëtorët e sektorit publik.

Tahiri ka shkruar se pagat janë dalë pa llogaritur shtesat, përvoja, rrezikshmëria e të tjerëve kompenzimet.

“Sot, shumica dërrmuese e profesionistëve në administratën publike, mbi 80 mijë u fyen, u tallën, u mashtruan. Ata në vend të pagave, pranuan transfere kuturu. Disave nuk u janë llogaritur shtesat, të tjerëve përvoja, rrëzikshmëria, të tjerëve kompensimet tjera, e kështu me radhë. Prapa kësaj qëndron agjenda politike e kësaj qeverie, pranoni pagat ose lëreni punën”, ka shkruar mes tjerash Tahiri, transmeton Gazeta10.

Postimi i plotë:

Sot amatorët vendimmarrës dhe një kontigjent i vogël jo profesionistësh, ekzekutuan të ashtuquajturat Paga.

Sot, shumica dërrmuese e profesionistëve në administratën publike, mbi 80 mijë u fyen, u tallën, u mashtruan. Ata në vend të pagave, pranuan transfere kuturu. Disave nuk u janë llogaritur shtesat, të tjerëve përvoja, rrëzikshmëria, të tjerëve kompensimet tjera, e kështu me radhë. Prapa kësaj qëndron agjenda politike e kësaj qeverie, pranoni pagat ose lëreni punën.

Këta nuk qeverisin përmes ligjeve, në fakt ligjeve ju referohen vetëm për të shtyrë përpara turpin, që thellë, këta të paditur e kualifikojnë si Revolucion.

Turp!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.