Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Super Puna”, Murati: Mbi 1000 të punësuar për tri javë

Gazeta10
01 March 2023 - 10:16

Ministri i Financave, Hekuran Murati, vazhdon me lëvdata për platformën ‘Super Puna’. Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar për statistikat e këtij programi duke thënë se për vetëm 3 javë janë mbi 3 mijë punëkërkues të verifikuar.

Tutje, ai tha se po ashtu për tri javë të vetme ka mbi 2 mijë punëdhënës që ofrojnë punë, dhe mbi 1 mijë marrëdhënie pune ose punësime.

Murati ka thënë se aktualisht janë mbi 1 mijë e 500 vende të lira pune për të rinjtë 18 deri në 25 vjeç.

“Për vetëm 3 javë, statistikat e ‘Super Puna’ duken kështu: mbi 3 mijë punëkërkues të verifikuar, mbi 2 mijë punëdhënës që ofrojnë punë, mbi 1 mijë marrëdhënie pune/punësime, Si dhe janë mbi 1,500 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç”, ka shkruar Murati./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.