Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Refuzoi divorcin dhe kujdestarinë e vajzës, qëllon me kallash ndaj ish gruas (FOTO)

Gazeta10
01 March 2023 - 15:00

Divorci i një çifti në Paskuqan ka prodhuar një tragjedi me dy viktima në familjen Hysa. Autori i krimit makabër Dan Hurta ish dhëndrri, i sapodal nga burgu ska pranuar divorcin me Alketa Hysën duke qëlluar me armë ndaj saj dhe familjes së ish gruas me të cilën kishte një vajzë 8 muajshe. Ai ka qenë i dënuar po për vrasje pasi në 2007 ka vrarë gruan e tij të parë.

Nga të shtënat me armë rezulton se ka vrarë motrën e ish gruar së dytë dhe kunatën e ish gruar. Ndërsa Alketa Hysa me nënën e saj janë të plagosura në spital.

Dan Hurta, i cili ka hyrë me kallashnikov në shtëpinë e familjarëve të ish-gruas së tij dhe ka hapur zjarr duke lënë të vdekur 2 persona dhe duke plagosur 3 të tjerë në zonën e Paskuqanit.

Njoftimi policisë:

Paskuqan, Tiranë

Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij.

Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.