Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Cramon i reagon Dodikut për bllokimin e lëvizjes së kosovarëve: Mbaje fjalën, ratifiko marrëveshjen

Gazeta10
01 March 2023 - 16:14

Kosova ka ratifikuar në Kuvendin e saj marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit, që përfshijnë edhe lëvizjen vetëm me letërnjoftime me Bosnje e Hercegovinën. Megjithatë një proces të tillë, po e bllokon kreu i “Republika Srpska”, Millorad Dodik.

Ndaj tij ka reaguar ashpër raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon duke i bërë thirrje Dodikut që të mbajë fjalën e tij dhe ta ratifikojë marrëveshjen.

“Të bllokosh ratifikimin për ta parandaluar qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm është e papranueshme. I bëj thirrje Milorad Dodikut që ta mbajë fjalën dhe ta ratifikojë! Bllokada të tilla po e pengojnë rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Viola von Cramon.

Dje kreu i “Republika Srpskas”, Millorad Dodik ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. Takimi i tyre ka ardhur menjëherë pas takimit të nivelit të lartë të ndodhur në Bruksel./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.