Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sefaj: Për disa pozita në sektorin publik pagat u rritën për 3 euro

Gazeta10
01 March 2023 - 18:23

Gjatë ditës së djeshme janë ekzekutuar pagat për 80 mijë zyrtarë publik me koeficientin e ri të pagave bazuar në Ligjin e ri.

Pakënaqësi e ankesa për këtë pati edhe Ali Sefaj, përfaqësues i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civilë, i cili krahasoi pagën e tij me “vitra”.

Ai në Info10 tha se kjo rritje është e papërfillshme, veçmas për 13 pozita nëpër sektorin publik ku pagat u rritën nga 3 euro e tutje.

“Rritja e papërfillshme ka ndikuar te kategoritë që janë paguar në vazhdimësi pak. Janë 13 pozita, ku ndryshimi i pagës së tyre nga muaji janar në shkurt. Rritja e pagës me ndryshim është, nga janari në shkurt 17 euro, 19 euro, 18, euro, 7 euro, 3 euro e zero euro, etj. Zero euro ka për stafin mbështetës dhe stafit professional ekzekutiv”, tha Sefaj në Info10.

Sipas tij rritja e pagave përmes koeficientit të ri do të duhej të kishte format e vlerësim tjetër, në mënyrë që ta bënte më të përballueshme koston e jetës së tyre  /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.