Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti e Abazoviqi flasin për projekte të përbashkëta ekonomike

Gazeta10
01 March 2023 - 18:23

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua edhe me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Sipas njoftimit për media nga Zyra e Kryeministrit, në këtë takim, që u zhvillua në margjinat e Forumit Ekonomik në Shkup, Kurti dhe kryeministri në detyrë Abazoviq, folën për projektet e përbashkëta dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik.

“Në veçanti, u diskutua për projektet infrastrukturore me interes për të dy vendet si ajo e rrugës Pejë-Rozhajë dhe rrugës Deçan-Plavë, që afrojnë edhe më shumë qytetarët dhe ekonomitë e Kosovës dhe Malit të Zi”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.