
Kanë përfunduar dy ndeshjet e mbetura të xhiros së shtatë në Premierligë, me Arsenalin që triumfoi kundër Evertonit, ndërsa në anën tjetër Liverpooli shënoi fitore të rëndësishme kundër Wolverhamptonit.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Emirates Stadium”, Arsenali arriti fitore të thellë kundër Evertonit me shifrat 4-0.
“Topçinjtë” e dominuan ndeshjen që nga fillimi dhe kaluan në epërsi në minutën e 40-të, ishte Bukayo Saka që realizoi një gol mjaft të bukur.
Pak para përfundimit të pjesës së parë, Arsenali gjetin edhe golin e dytë me anë të sulmuesit brazilian, Gabriell Martinelli.
Në pjesën e dytë, ekipi londinez vazhdoi me lojë dominuese dhe arriti të shënojë edhe dy gola të tjerë.
Martin Odegaard arriti të realizojë golin e tretë për “Topçinjtë” kur po zhvillohej minuta e 71-të e ndeshjes.
Për rezultatin përfundimtar të ndeshjes, u përkujdes Martinelli, i cili shënoi golin e dytë përsonal dhe të katërtin për Arsenalin në këtë ballafaqim.
Në anën tjetër, Liverpooli ka arritur një fitore tejet të rëndësishme kundër Wolverhamptonit me rezultat 2-0, për të luftuar edhe më tej për zonën
Champions.
“The Reds” të dy golat e fitores i realizuan në pjesën e dytë të ndeshjes.
Virgil Van Dijk e kaloi skuadrën e tij në epërsi, kur po zhvillohej minuta e 73-të e ndeshjes.
Vetëm pak minuta më vonë, Liverpooli gjeti edhe golin e dytë me anë të Salah, i cili realizoi pas një kundërsulmi të shpejtë.