Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti: Më duhet të shkojë, nëse jeni të interesuar më pritni në ora 22:00 e debatojmë deri në mëngjes

Gazeta10
02 March 2023 - 16:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për shkak të agjendës së tij, detyrohet ta lëshojë seancën në ora 16:00. Ai me këtë rast ka kërkuar mirëkuptim, ndërsa ka thënë se nëse opozita është e interesuar për debat ai mund të vijë në orët e mbrëmjes.

Mua në orën 16:00 më duhet të shkojë dhe për këtë ju ka njoftuar kryetarja e Grupit Parlamentar (Mimoza Kusari), por nëse jeni të interesuar për ta vazhduar këtë debat, më pritni e kthehem në orën 22:00 e debatojmë deri në orën 07:00 të mëngjesit, atëherë kur e filloj punën”, u shpreh Kurti.

Kurti ka kritikuar opozitën për marrëveshjet e kaluara në dialogun me Serbinë në Bruksel, teksa ka thënë se është habitur me interesimin e madh të tyre lidhur me procesin e dialogut.

“Nuk e kam ditur që jeni kaq të interesuar, duke i pa marrëveshjet e kaluara që i keni nënshkruar”, u ka thënë Kurti, deputetëve të opozitës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.