Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zhduket 19-vjeçarja, policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Gazeta10
02 March 2023 - 20:44

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 19-vjeçares së zhdukur, Viktorija (Gjergj) Gojani, raporton Gazeta10.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i zhdukur është: VIKTORIJA (Gjergj) GOJANI  e lindur me 10.05.2003  në Beograd-Serbi“, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka kërkur nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.