Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Punëtorët e KEK-ut kërkojnë rritje të pagave, paralajmërojnë protesta e greva

Gazeta10
03 March 2023 - 17:10

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar protesta dhe greva të pandalshme nëse nuk iu rriten pagat, ka njoftuar Sindikata e Re e KEK-ut të premten.

Sipas Sindikatës, punëtorët janë pajtuar që të protestojnë dhe të hynë në grevë në rast se nuk iu plotësohet kërkesa për pagë më të madhe.

“Sot në tubimin informues rreth kërkesave tona, morëm mbështetje të fuqishme nga punëtorët për realizimin e kërkesës për ngritjen e pagave edhe me protesta dhe grevë të pandalshme deri në realizim”, ka njoftuar Sindikata në Facebook. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.