Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Daçiq: Serbia nuk ka eksportuar armë as në Rusi, as në Ukrainë

Gazeta10
03 Mars 2023 - 18:46

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, nga Serbia nuk është eksportuar armë në asnjërën palë.

“Serbia dhe unë, për shkak se Ministria ime jep leje për eksport, nuk eksporton pajisje ushtarake në asnjë vend që ne besojmë se do të ishte problematik dhe i diskutueshëm”, ka thënë ai, transmeton N1 .

Ai theksoi se bëhet fjalë për institucione legale që mund të eksportojnë armë. Paraprakisht, Moska i kërkoi Beogradit një qëndrim zyrtar lidhur me informacionin se armët serbe i janë dorëzuar Ukrainës, të cilin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Në mediat ruse dhe në kanalet Telegram u shfaqën pretendime se Serbia në mënyrë të fshehtë dërgoi 3500 raketa për sistemet raketore Grad në Ukrainë nëpërmjet Turqisë dhe Sllovakisë.

Kompania Krusik njoftoi këtë javë se nuk është e lidhur me shitjen e raketave te përdoruesi përfundimtar, Ukraina. Akuzat se Serbia eksporton armë në Ukrainë ishin mohuar më parë nga ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
24 Prill 2026
Uncategorized
17 Prill 2026
Uncategorized
16 Prill 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.