
Raporti: Saranda Alshiqi
Dëmtimet e objektit të shkollës “Hamëz Jashari” në Skënderaj ishin të mëdha pas vërshimeve nga reshjet e fundit dhe përmbytjet.
Në këtë gjimnaz mësimi nisi pas disa ditësh duke u stabilizuar gjendja në shkollë.
Por, i pamundur mbeti kthimi në palestrën sportive, pasi në të u dëmtua çdo gjë.
Në këtë mënyrë profesori Bastri Jashari thotë se detyrohet ta mbajë orën e edukatës fizike në klasë.
Zëvendës drejtori i shkollës, Afrim Ismajli thotë se shkolla është kthyer në normalitet derisa presin nga institucionet ta renovojnë së shpejti vendet ku janë dëmtuar duke përfshirë edhe sallën sportive.
Për këtë zëdhënësi i komunës së Skëndërajt, Amir Lushtaku thotë se fondi i krijuar ka në fokus familjet e prekura derisa vazhdojnë të jenë në bashkëpunim me ministritë.
“Nevoja është më shumë tek familjet ndërsa për dëmet tjera jemi në kontakt me ministritë përkatëse. Kemi dërguar dosjet dhe të dhënat e nevojshme derisa pritet të krijohen komisionet e më pas të fillohet.”
Skënderaj ka qenë njëra nga komunat më të prekura nga vërshimet, duke shkaktuar dëme edhe në bujqësi e fusha tjera.