
Në emisionin “Kampionët”, i cili mbahet çdo të diele në Kanal10, të ftuar janë: analistët e përhershëm, Faruk Statovci dhe Bekim Isufi, ndërsa panelin në studio e plotësojnë të ftuarit tjerë: Tahir Lushtaku, Xhengiz Rexhepi, Mentor Zhdrella dhe Behar Maliqi.
Gjatë diskutimit për ndeshjen e Superligës së Kosovës, Prishtina – Ballkani, Mentor Zhdrella foli edhe për deklaratën e trajnerit të kryeqytetasve, Ismet Munishi pas përfundimit të ndeshjes, i cili ankohej në referimin e kësaj ndeshje.
“Munishi tash e sa kohë po flet për parregullësi, por jo gjithmonë ka të drejtë. Disa ndeshje mendoj se është dëmtuar, mirëpo sa i përket kësaj ndeshje, mendoj se gjithçka është në rregull, rasti ka qenë penalti.”, tha Zhdrella.