
Ka ndodhur një incident në uzinën mekanike të Gramshit, ku janë helmuar dy ushtarë. Report Tv është interesuar pranë Ministrisë së Mbrojtjes, e cila ka konfirmuar se ushtarët janë transportuar me helikopter për në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë trajtim mjekësor, transmeton Gazeta10.
Report Tv ka mësuar se ushtarët janë lënduar ndërsa një grup ekspertësh janë nisur nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme drejt Uzinës Mekanike.
Ende është e paqartë se çfarë e ka shkaktuar helmimin e ushtarëve. Dyshohet se sulmi ndaj ushtarëve u bë nga 2 rus dhe 1 ukrainas, shkruan Shqiptarja.com. / Gazeta10.